FOTO/ Helikopterët e Marinës Mbretërore britanike pushtojnë qiellin e Tiranës

Qytetarët e kryeqytetit ishin dëshmitarë të një miniparadë ushtarake në Tiranë, ku dy helikopterë britanikë fluturuan në qiell si simbolikë e bashkëpunimit të ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Helikopterët janë pjesë e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar, i cili përbëhet nga 2 anije ushtarake, 3 helikopterë dhe mbi 250 marinsa mbretërorë, të cilët po stërviten në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

“Dy helikopterë të Marinës Mbretërore fluturuan mbi qendrën e Tiranës sot, simbolikë e bashkëpunimit të ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, ndërsa i afrohemi përvjetorit të 15-të të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Atasheu ushtarak, Timothy Ëight-Boycott dhe oficerë të lartë të Forcave të Armatosura britanike dhe shqiptare përshendetën pilotët britanikë.

Shqipëria ka dëshmuar se është një aleat i fortë dhe një zë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Helikopterët janë pjesë e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar, i cili përbëhet nga 2 anije ushtarake, 3 helikopterë dhe mbi 250 marinsa mbretërorë, të cilët po stërviten në pjesën lindore të Detit Mesdhe.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë kapacitetet ushtarake dypalëshe në kuadër të objektivave të NATO-s dhe të vazhdojë stërvitjet ushtarake me një aleat të rëndësishëm rajonal, si Shqipëria.”


