FOTO/ Burri rrëzohet pranë ujëvarës, humb jetën para syve të fëmijëve dhe gruas së tij
Lajmifundit
/
5 Korrik 2023, 17:25
Aktualitet

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Kolumbi, ku një burrë ka ndërruar jetë, teksa ishte me pushime me familjen.
Sipas mediave të huaja, Gerardo Hernandez-Rodriguez, baba i pesë fëmijëve, po ecte pranë një ujëvare kur aksidentalisht rëshqiti duke u rrëzuar nga një lartësi prej 200 metrash.
Tronditës ishte fakti se gjithçka ndodhi në sy të gruas dhe fëmijëve të tij, ndërsa gjatë rrëzimit trupi u përplas në disa shkëmbinj.


