FOTO/ Aksident në Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, një person përfundon në spital!

Aktualitet

FOTO/ Aksident në Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, një

Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip fuoristradë ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës.

FOTO/ Aksident në Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, një

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme dhe njëkohësisht po disiplinon trafikun.

Raportohen dëme materiale dhe personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët.

FOTO/ Aksident në Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, një

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion