Foto/ 17-vjeçari shqiptar zhduket pa gjurmë në Angli
Lajmifundit
/
4 Dhjetor 2024, 16:24
Aktualitet
Amarildo, 17 vjeç, shqiptar është shpallur i humbur në Angli. Ai është parë për herë të fundit në Luton, pranë shtëpisë së tij.
“Familjarët janë të shqetësuar për shëndetin e tij”, - shkruan policia angleze.
Ai është i dobët me flokë kafe dhe për herë të fundit kishte veshur xhinse blu, xhaketë të zezë dhe atlete të zeza.