Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes/ Spitali i Durrësit ngre komision hetimor

Aktualitet

Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes/ Spitali i Durrësit ngre

Një ditë pas nisjes së procedimit penal ndaj një mjeku në Durrës për neglizhencë mjekësore, që dyshohet se çoi në humbjen e jetës së një foshnje, Spitali Rajonal i Durrësit ka ngritur komision për këtë rast.

Drejtoria e Spitalit Rajonal bën të ditur se “është ngritur komision për të bërë oponencën e kartelës mjekësore nga ana klinike sipas protokolleve mjekësore”, ndërsa nuk jepen detaje të tjera rreth ngjarjes në fjalë, shkruan A2.

Policia e Durrësit informoi një ditë më parë se ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion