Foshnja e porsalindur ndërroi jetë, arrestohet mjeku në Gjilan

Aktualitet

Foshnja e porsalindur ndërroi jetë, arrestohet mjeku në Gjilan

Një doktor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me dyshimet për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Kjo pasi një femër raportoi në polici se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë në këtë spital foshnja e saj ka vdekur.

Policia konfirmoi se foshnja është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion