Fortunë në polici, pas drejtorëve ndryshojnë dhe zëvendësuesit në qarqe

Aktualitet

Fortunë në polici, pas drejtorëve ndryshojnë dhe

Pas emërimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.

Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.

Hajri Kushe, ish-zv/drejtori i qarkut Shkodër emërohet si zv/drejtor në qarkun e Korçës.

Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.

Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit që ende nuk janë prekur nga vendimmarrja e Ilir Prodës.

Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.

ME TE LEXUARAT