FMN: Ballkani nën mesataren globale të inflacionit, Shqipëria me norma të qëndrueshme

Aktualitet

FMN: Ballkani nën mesataren globale të inflacionit, Shqipëria me

Çmimet në Shqipëri gjatë vitit 2025 ishin të qëndrueshme, dhe inflacioni mesatar arriti në nivelin 2.2%. Ndërkohë, për vitin 2026, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që inflacioni të arrijë normën mesatare 2.8%, një nivel që ruan stabilitetin e tregut dhe të ekonomisë tonë.

Kjo shifër del nga raporti i fundit i FMN-së, ku shumica e ekonomive në botë pritet të përjetojnë ngadalësim të rritjes së çmimeve, me normën mesatare globale të inflacionit të ulur në rreth 3.7%, nga rreth 4.2% në vitin 2025.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, parashikimet e FMN-së tregojnë nivele të moderuara të inflacionit për vitin 2026. Maqedonia e Veriut parashikohet me një normë rreth 3.0%, Kosova rreth 2.7%, dhe Mali i Zi rreth 2.3%, shifra që e vendosin rajonin nën mesataren globale dhe brenda një game të qëndrueshme të rritjes së çmimeve.

Ndërkohë, Serbia pritet të shfaqë një inflacion më të lartë, rreth 4%, duke tejkaluar jo vetëm fqinjët, por edhe mesataren e parashikuar për Ballkanin.

Në një kontekst më të gjerë global, FMN vë në dukje se ekonomitë e përparuara të Evropës dhe Azisë pritet të përjetojnë rritje çmimesh nën 2%.

Në Shtetet e Bashkuara, disa rreziqe mund të ndikojnë në treg, me efektet që do të prodhojnë tarifat, duke zbutur rritjen e çmimeve të vitit 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion