Flutura Açka distancohet publikisht nga Sali Berisha: Jam e turpëruar nga VIDEO e tij për Altin Dumanin

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka, ka bërë një reagim publik dhe thotë se distancohet nga Sali Berisha dhe video që ai ka publikuar në llogarinë e tij, ku shfaqen kryeministri Rama dhe kryeprokurori Altin Dumani, si personazhe te animuara.
"Si demokrate e thjeshtë, si përfaqësuese e demokratëve, kjo video e hedhur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, më turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë", shkruan Açka.
Ajo thotë se "ne nuk mund ta ruajmë pyllin e demokracisë duke shembur drurët që e mbajnë", teksa e konsideron videon me personazhe të animuara nga shfaqja "Tom and Jerry", si një veprim që cënon demokracinë e pushteteve të ndara, siç politika dhe drejtësia.