Flet 17 vjeçari i plagosur në gjimnazin e Fierit: Shoku më qëlloi me biçak, më ndoqi deri në klasë dhe aty ndërhyri mësuesja

Një sherr me thika ndërmjet dy nxënësve të një gjimnazi në Cakran të Fierit, ka lënë të plagosur njërin prej tyre me 4 plagë në trup. Konflikti mes dy nxënësve kishte ardhur si një pasojë e një zënke një natë më parë në rrejtin social Snap Chat.
Dy 17 vjeçarët janë përplasur me njëri-tjetrin sapo janë futur në ambientet e shkollës rreth orës 08.30 të mëngjesit. Nga ky debat mbeti i plagosur njëri prej tyre i cili është dërguar në ambientet e spitalit të Fierit, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ai ka dhënë dëshmin e tij për Report Tv teksa thotë se autori i kishte bërë foto atij dhe familjarëve të vet. Ky i kishte kërkuar që ai ti fshinte por 17 vjeçari tjetër nuk kishte pranuar.
Teksa viktima i kishte kërkuar disa herë që ai të hiqte fotot e familjarëve nga telefoni, autori ka nxjerrë biçakun dhe e ka goditur në krahë dhe në këmbë.
Nxënësi i plagosur thotë se është larguar me vrap dhe është futur brenda një klase për të shpëtuar. Aty ka ardhur një mësuese që ka ndërhyrë menjëherë dhe ka parandaluar agravimin e situatës.
“10minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e i themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse i ke fshiji. E mbyllet këtu.
Ai tha jo .. telefoni është personal. U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Ai ka gjithmonë mbante me vete biçakun.
Ai ishte në dijeni drejtoria e shkollës?, e pet gazetarja.
Nuk e di por di që kur u bë kontrolli e fshehu.
Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu.”