Flakët shkrumbojnë banesën në Lezhë, shpëton fatmirësisht kryefamiljari

Aktualitet

Flakët shkrumbojnë banesën në Lezhë, shpëton

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Markatomaj të Lezhës. Gjithashtu flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në momentin e rënies së flakëve, në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë jashtë në kohë.  Po ashtu në vendngjarje ka shkuar menjëherë zjarrfikësja e cila ka shuar flakët. 


Nërkohë dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT