Flakët përfshijnë banesën në Korçë, familja arrin të largohet në kohë

Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën në Korçë, familja

Një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një kondicioner dhe më pas është përhapur në të gjithë banesën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse që kanë punuar për shuarjen e flakëve. Familja që jetonte në banesë ka arritur të dalë jashtë në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e zjarrit. Flakët janë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat përreth.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion