Emrat/ Mashtruan italianët duke përfituar 4 milionë euro, arrestohen dy vëllezërit

Aktualitet

Emrat/ Mashtruan italianët duke përfituar 4 milionë euro,

Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi kryen mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, duke përfituar 4 milionë euro.

Bëhet fjalë për 32 vjeçarin Alban Sinanaj banues në Vlorë dhe 42 vjeçarin Shkelzen Sinanaj, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

Njoftimi:

Forcat Operacionale në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit kanë arrestuar dy vëllezër, të cilët akuzohen për mashtrim me “call center-a”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Double click” janë vënë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ata janë arrestuar në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut, teksa do të ekstradohen drejt Italisë.

“Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas(vëllezër).

Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet njoftojnë se vijon bashkëpunimi me partnerët italianë për ekstradimin e dy vëllezërve

ME TE LEXUARAT