Festat e fundvitit, shtohet fluksi i shqiptarëve në pikën kufitare të Kapshticës

Aktualitet

Festat e fundvitit, shtohet fluksi i shqiptarëve në pikën

Shtohet fluksi i shtetasve shqipëtarë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me rastin e festave të fundvitit.

Fluksi më së shumti është regjistruar në hyrje të shtetit tonë.

Sipas informacioneve, autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët. Aktualisht janë 5 sportele të hapura 3 në hyrje dhe 2 në dalje.

Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë.

Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion