Fero nuk i kursehet Arbenitës: Ajo është një eskortë që shet trupin me pleq

Showbiz

Fero nuk i kursehet Arbenitës: Ajo është një eskortë

Ish reperi Fero ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Fero nuk i ka rezervuar fjalët e drejtura për nënën e vajzës së tij duke cilësuar atë si një eskortë e cila shet trupin e saj me pleq në këmbim të jetës luksoze.

Ndër të tjer ai thotë se kjo jetë ka qenë ajo që Arbenita ka dashur gjithmonë dhe se ajo çka Fero i kërkon është që Arbenita të jetë e përmbajtur dhe një shembull i mirë për vajzën e vogël.

“Kjo botë është e vogël njihet secili. Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arsyeja pse nisi prishja e marrëdhënies tonë ishte se ajo donte të ishte e lirë, nuk donte të ishte nën kontrollin tim. Kur një femër do që të jetë e lirë, nuk mund të jetë në lidhje.

Këto vajzat e reja nuk i kuptoj, nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje. Mua nuk më merr në qafë, por merr në qafë fëmijën tënd. Këtu shihet dashuria jote për fëmijën, gjithsesi kam dashur të flas hapur, jo vetëm unë i kaloj këto gjëra.

Shpresoj të jem zëri i të gjithë këtyre, nuk dua të flas dhe hera e fundit që flas. Nëse nuk merret masa prej shtetit të Kosovës, lirisht le të vazhdojnë dhe unë do ia lë Zotit, nëse kanë guxim të presin hakmarrje prej Zotit le ta presin. Ajo është narciste, toksike dhe nënë e papërgjegjshme. I them të lutem bëhu më e ndërgjegjshme dhe reflekto pozitivitet që ta shohë vajzën,” tha Fero Fera.

Por Fero nuk i ka lënë me kaq deklaratat për Arbenitën. Gjatë intervistës ai zbuloi për herë të parë se modelja ka përjetuar një abort përpara se në jetë të vinte Nina.

“Të të them të drejtën edhe atëherë kam pasur dyshimet e mija, edhe gjatë kohës kur kemi qenë bashkë, sepse kanë ndodhur disa gjëra mes meje dhe saj. Unë pasi bëmë vajzën, se ajo ka pasur një herë abort me mua.”

E pyetur nga moderatorja nëse ky kishte qenë një veprim i vullnetshëm apo një dëshirë e saj ai u përgjigj: “Nëse ti ke një here abort dhe të dytën here ke vajzë apo djalë, a është prej qejfit apo prej zorit? Domethënë aborti është prej zorit.”

ME TE LEXUARAT