Fëmijët e vranë dhe e groposën në kasolle, çfarë tha Pëllumb Meta para fundit tragjik: Sot…

Aktualitet

Fëmijët e vranë dhe e groposën në kasolle,

Motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, nuk është zbardhur ende, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar, i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.

Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.

Ashtu si në dëshminë e dhënë në polici, edhe në një komunikim jashtë kamerave, familja që kishte menduar për një lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte univeristetin.

Edhe bashkëshorti i saj hedh poshtë motivin e deklaruar nga vajza e familjes Meta dhe i përforcuar më tej nga deklarimet e nënës dhe vëllezërve të saj, se shkak ishte vendimi për ta fejuar pa dëshirë, dhuna e diktati i babait për të vendosur mbi fatet e fëmijëve të tij.

“U habita kur policia që erdhi për të marrë pamjet e kamerave të sigurisë, më pyeti nëse e kishim kërkuar vajzën për kunatin. I sqaruam dhe çdo gjë është e qartë. Nuk kemi ç’të themi më për këtë. Shohim punën, hesapin tonë dhe as vajzën nuk e njohim, ajo lëvizte me makinë gjithnjë”, tha bashkëshorti i saj.

Për herë të fundit ata e kanë parë të shtunën e 10 shkurtit, ditën e vrasjes.

“Ishte në lokal dhe u largua rreth orës 13:00 – 13.10. Tha se atë ditë nuk punohej, e donte pushim. Duhet ca pushim tha dhe iku në shtëpi”, tha Enxheni

Ashtu si në polici dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me ta, motivi kryesor i dhënë si shkak për krimin rrëzohet.

 

ME TE LEXUARAT