Favore për vota dhe korrupsion, kush është sipërmarrësja shqiptare e arrestuar

Aktualitet

Favore për vota dhe korrupsion, kush është

Një sipërmarrëse shqiptare dhe një polic italian i kufirit janë arrestuar të akuzuar për korrupsion dhe veprime në kundërshtim me detyrat zyrtare, ndihmë dhe mbështetje e imigracionit të paligjshëm.

Në pranga ka përfunduar Elmonda Popa, nga Treviglio dhe polici Antonino “Toni” Pistone. Gjatë hetimeve, doli që të dyshuarit ishin përfshirë edhe për lëshimin e certifikimeve false për kalimin e testeve italiane dhe licencave false, në lidhje me të cilat Pistone, sipas hetuesve, do të kishte lidhje në qytetin e Napolit.

Për më tepër, Popa dhe Pistone duket se kanë kontakte të dyshimta me zyrtarë të tjerë publikë që mbajnë role të rëndësishme në zyrat strategjike për veprimtarinë e Popas.

Ajo kishte krijuar lidhje me një zyrtar të Prefekturës së Bergamo, zyra e ribashkimit të familjes, Claudio Oliviero, kryetari i një komune në provincën e Bergamo i cili, sipas deklaratave të marra nga Popa, do t’i kishte premtuar favorizimet e saj në këmbim të votave me rastin e garës tjetër elektorale, etj, shkruan Corriere.

Kush është kryetari i bashkisë? Gjyqtari hetues i referohet, në këtë pikë, përgjimeve të 29 dhjetorit 2020, 4 janarit dhe 12 janarit 2021, ende të pazbardhura. Sipas hetuesve, referenca e Popa do të ishte për kryetarin e komunës së Treviglio Juri Imeri.

Gjatë përgjimeve, janë zbuluar bisedat për kthimin e një shqiptari në Itali përmes aeroportit pasi ishte dëbuar nga selia e policisë në Lecco.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion