Çfarë ndodhi sot në zyrën e kreut të Bashkisë së Lushnjes, policia izoloi punonjësit në ndërtesë dhe...

Aktualitet

Çfarë ndodhi sot në zyrën e kreut të Bashkisë

Policia arrestoi 11 persona sot me urdhër të SPAK në Bashkinë e Lushnjes me akuzën e korrupsionit.

Mes të arrestuarve është kryetari i Bashkisë Fatos Tusha si edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të saj, të cilët akuzohet se kanë abuzuar me një tender me vlerë 24 milion lekë për ndërtimin e një kanali vaditës.

Çfarë ndodhi sot në Lushnje?

Në orët e para të mëngjesit në bashkinë e Lushnjes kanë zbarkur një numër i madh efektivësh policie, të cilët me urdhrin e SPAK në duar mësynë ambientet e brendshme të institucionit të drejtuar nga Fatos Tushe duke patur synim kryesor zyrën e tij.

Tushe sapo kishte dalë nga një mbledhje me vartësit e tij, kur një numër i madh policësh iu futën në zyrë duke kërkuar që të mos bëntë asnjë lëvizje. Ndërkohë, policë të tjerë i kërkuan punonjësve që të mos lëviznin nga zyrat e tyre deri në një urdhër të dytë.

Tushe është marrë në pyetje për gati dy orë në zyrën e tij në katin e dytë të Bashkisë së Lushnjes dhe vetëm 20 minuta më parë është nxjerrë nga institucioni, i shoqëruar nga oficerë policie. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion