Çfarë i kërkoi? Joz Marku i plotëson DËSHIRËN një maturanti për ditën e rëndësishme

Showbiz

Çfarë i kërkoi? Joz Marku i plotëson DËSHIRËN

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale. Ai ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë:

“Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.

Duke mos ia mohuar dëshirën, këngëtari ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar.

“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte”, shkruan Jozi në një postim në “Instastory”.

Ndërkohë mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozit:

“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua”.

Çfarë i kërkoi? Joz Marku i plotëson DËSHIRËN

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion