Familja e Leandrës kërkon ndihmën e shqiptarëve, vajza 7 vjeçare është me leuçemi

Leandra e vogël ka plot ëndrra, por sëmundja e pabesë duket se nuk pyet për askënd. Ajo është me leuçemi dhe familja kërkon ndihmën e shqiptarëve, për të dhuruar sadopak, për të shpëtuar jetën e vajzës 7 vjeçare.
Fondacioni "Firdeus" i hoxhës Elvis Naçi organizon këtë fushatë për Leandrën, duke i dhënë zë hallit që ka rënë mbi familjen e vogëlushes, e cila ka forcën dhe guximin për të fituar betejën me sëmundjen e rëndë, por jo mundësitë financiare.
Ndaj, Leandra i ka sytë nga shqiptarët dhe të gjithë bamirësit që kanë mundësi të japin diçka që ajo të ketë mundësinë e kurimit nga leuçemia. Kushdo që dëshiron të dhurojë, mund të shkojnë në linkun e GoFoundMe (KLIKO KËTU).
"Çdo njeri pavarësisht se ku jeton, ka të drejtë për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Por sot, fatkeqësisht shumë familje janë sprovuar nga sëmundjet dhe varfëria. Një nga qëllimet më të rëndësishme të kësaj fushate është mbledhja e fondeve në mbështetje të fëmijëve me sëmundje të rënda.
"Kush shpëton një jetë, eshtë sikur ka shpëtuar tërë njerëzimin” (Sure Maide, 32).
Le të bashkohemi së bashku e t'i kthejmë lotët e dëshpërimit në lot gëzimi. Ne besojmë fort që çdo moment është i rëndësishem, sepse cdo ditë ka jetë që ndalojnë në pritje të një dore ndihmë. Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja", shkruan Fondacioni Firedus.


