Euro zbritje rekord, mbi 331 mijë transaksione, monedha europiane preket në nivelin më të ulët

Shtohen pagesat dhe trasaksionet që realizohen në monedhën europiane në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në gusht shuma pagesave në euro rezulton mbi 5 miliardë euro.
Kjo shumë tejkalon vlerën e regjistruar përgjatë gjithë viteve të fundit me përjashtim të 2025.
Ndërsa në numër janë mbi 331 mijë transaksione që janë realizuar përmes sistemit AIPS EURO gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026.
Rritja e numrit të transaksioneve në vlerë dhe në numër tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë sistemet bankare për lëvizje parash duke shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e informalitetin në ekonomi.
Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Aktualisht euro po këmbehet me rreth 91 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.
Banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë 2025 duke e rritur nivelin me 100 milionë euro përgjatë vitit të ardhshëm.
Sistemi AIPS Euro i mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër


