Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve

Aktualitet

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho ka raportuar në Kuvend, lidhur me korrupsioni zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij, Braho u shpreh se bashkëpunimi SPAK-KQZ funksionoi në zgjedhjet e vitit 2025, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve

“Bashkëpunimi rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm në vitin 2025. Prania e Task Force e SPAK, tregoi një vlerë praktike. Integrimi i kësaj qasjeje tregoi bazë më të mirë për identifikimin e riskut. SPAK dhe KQZ ishin më të koordinura, ky efekt parandalues është i rëndësishëm. Mekanizimi i bashkëpunimit duhet të fillojë më herët, të paktën 4 muaj para votimit dhe të vazhdojë deri në numërimin e votave. Korrupsioni zgjedhor nuk duhet parë si akt i izoluar dhe individual. Në disa raste një person nuk blen votë për interesin e vet personal, hetimi nuk duhet të kufizohet. Kjo është arsyeja pse fokusi te zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë te burimi i financimit. Modeli i vitit 2025 funksionoi por duhet konsoliduar më tej. Reforma zgjedhore duhet të japë 3 rezultate konkrete”, theksoi ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion