Abuzimet me tenderat, kreu i Komisionit të Prokurimit Jonaid Myzyri, paraqitet në SPAK

Aktualitet

Abuzimet me tenderat, kreu i Komisionit të Prokurimit Jonaid Myzyri,

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Më 7 prill ishte paraqitja e tij e parë para prokurorëve si dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke dhënë sqarimet e tij, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion