Sulmet kibernetike, Ministria e Brendshme: Pezullohet aplikimi për pasaporta më 16 shtator

Me 16 shtator 2022 nuk do te jete i mundur aplikimi per pasaporta.
Njoftimi eshte publikuar nga Ministria e Brendshme e cila theksoi se pezullimi i aplikimeve eshte bere per shkak te masave qe po ndermerren ne kuader te mbrojtjes ndaj sulmeve kinerbetike.
Njoftim i Gjendjes Civile
Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.
Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të 'Aleat' për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).
Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.


