Ermonela Jaho shfaqet në skenë me Mbretin Charles, cili ishte eventi që i bëri bashkë?

Showbiz

Ermonela Jaho shfaqet në skenë me Mbretin Charles, cili ishte eventi
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka qenë pjesë e mbrëmjes gala në nder të Sir Antonio Pappano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Ajo është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenën e madhe të operas.

Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel. Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.


Në momentin kur Mbreti Charles ngjitet në skenë turma duartroket dhe brohoret, ndërsa Mbreti takon Pappano-n. Pasi mbaron takimi mes tyre Charles së bashku me kastin kapen për dore dhe përulen para publikut, ku në të majtën e tij qëndron Ermonela Jaho.

Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e tij vitin e kaluar. Festimi i karrierës së Sir Antonios nga Mbreti Charles vjen pas një sërë angazhimesh për monarkun, i cili mori pjesë në pesë ngjarje publike në 48 orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion