Erdhën në Shqipëri për të festuar Pavarësinë, Proda pret në takim “NYPD ILLYRIAN SOCIETY”

Aktualitet
Erdhën në Shqipëri për të festuar Pavarësinë,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një takim një përfaqësi të organizatës NYPD ILLYRIAN SOCIETY, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Illyrian Society është një organizatë që përfaqëson mbi 200 profesionistë shqiptaro-amerikanë të zbatimit të ligjit në New York.

Presidentja e organizatës, Detektivja Jacqueline Marku, theksoi se ndihet dhe është krenare që është shqiptare dhe ndaj sot, bashkë me bordin ekzekutiv të organizatës, erdhi dhe ju bashkua paradës, me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda falënderoi kolegët shqiptaro-amerikanë, për kontributin tyre në interes të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion