Epidemiologu Alimehmeti tregon arsyen se pse nuk duhet të vaksinohen fëmijët kundër Covid

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka dhënë disa detaje lidhur me situatën nga Covid por ai është ndalur edhe te vaksinimi.
Ai tha se fëmijët nuk duhet të marrin vaksinën anticovid.
Sipas mjekut, është e paqartë se sa zgjat imuniteti, e shtoi, se aktualisht janë duke u kryer studime.
A duhet vaksinohen fëmijët?
Ilir Alimehmeti: Jo. Po të shohësh të dhënat zyrtaret të Anglisë, në personat nën 18 vjeç, ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe. Megjithatë risku për personat deri në 30 vjeç, është tejet i ulët. Ju e kuptoni që kjo ka të bëjë me një altruizëm, vaksina është fakultative. Për personat 18 vjeç e poshtë është tejet i ulët risku. Për fëmijët efektet afatgjate janë më të shumta.


