"Engjëlli im mbrojtës", biseda në SKY ECC mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës: Të kam xhan, ti më ke mua, unë të kam ty!

Aktualitet

"Engjëlli im mbrojtës", biseda në SKY ECC mes Pajtime

Vizion Plus ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes së SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, si dhe dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie.

Ajo që bie në sy në dosje është komunikimi miqësor mes Suel Çelës dhe ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fatahu, ku Çela nën pseudonimin Marjus Lulaj kërkon informacion për prokurorët që merren me çështjet e tij dhe të miqve.

Bisedat mes Fetahut dhe Çelës, kanë dalë pasi ky i fundi ja ka nisur në SKY Klaus Matishit.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?

Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.

Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.

Marjus Lulaj: Pa diskutim po

Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti

Marjus Lulaj: Hahahaha

Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne

Ndërkohë në dosje shihet qartë se e përfshirë është edhe vajza e Pajtime Fetahut, megi fetahu, e cila informon përmes SKY, Klaus Matishin. Janë Kalus Matishi dhe Megi fetahu, që luajnë rolin e ndërmjetësit herë pas here mes Çelës dhe ish-gjyqtares.

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore, aq sa bëhen biseda edhe për eleminime fizike për persona të tretë.

Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.

Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.

Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…

Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion