EMRI/ Zhduket pa gjurmë 23-vjecarja shqiptare në Greqi

Aktualitet

EMRI/ Zhduket pa gjurmë 23-vjecarja shqiptare në Greqi

Një vajzë shqiptare është zhdukur pa gjurmë që pasditen e 11 shtatorit nga zona e Harilaou në Greqi, teksa autoritetet policore në Selanik kanë ngritur alarmin për gjetjen e saj.

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Artiola Mesi, teksa mungesa e kontaktet me familjarët prej ditësh, ngre dyshime të forta se jeta e saj mund të jetë në rrezik.

Më në detaje në njoftimin e saj Buzëqeshja e Fëmijës shprehet:

“Më datë 09.11.2024, pasdite, u zhduk nga zona e Harilaou, Artiola Mesi, me origjinë shqiptare, 23 vjeçe. “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e saj sot më 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e detajeve të të rritures, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

Artiola Mesi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. Ajo ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion