Emri/ U qëllua me plumb në këmbë, identifikohet vlonjati i plagosur me armë zjarri

Aktualitet

Emri/ U qëllua me plumb në këmbë, identifikohet vlonjati i

Një person ka mbetur i plagosur të mërkurën në darkë me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

I plagosuri quhet Ergys Likaj, i cili raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ai ka deklaruar që është vetëplagosur nga pakujdesia.

Deklarata e policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT