EMRI/ U plagos mbrëmjen e së enjtes, i riu shqiptar ndërron jetë në spital

Aktualitet
EMRI/ U plagos mbrëmjen e së enjtes, i riu shqiptar ndërron

Ka ndërruar jetë në spital i riu nga Mitrovica, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi.

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ndërroi jetë sot si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç.

Kujtojmë se i riu dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

Sipas Policisë së Malit të Zi, autori E.B u arrestua në kanionin e lumit Moraça, dhe po përballet me akuza për vrasje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion