EMRI/ U mbyt në përroin e fshatit, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë i 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit.
Bëhet e ditur se Florian Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Florian Tahiri po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit.
Kur ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit.
Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.
Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit.


