EMRI/ U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, SPAK nis procedimin për kryebashkiakun socialist

SPAK ka nisur procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjici. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Veprimi i SPAK erdhi pas publikimit të një skandali seksual, ku shihet Gjici në skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.
Video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, është filmuar në datën 6 qershor të 2023-ës, në orën 16:00.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kryetari i bashkisë dhe nuk dihet as vajza që shfaqet në video.
Safet Gjici u zgjodh për herë të parë kryetar i bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 2019-s, ku përballë nuk pati rival. Ai u rizgjodh më 14 maj të këtij viti, duke fituar ndaj dy kandidatëve të opozitës.


