Emri/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 23-vjeçari nga Tirana

Aktualitet

Emri/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt

Në kuadër të operacionit “Midnight sun” u arrestua një 23-vjeçar, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në pranga ka rënë shtetasi Ajdi Bizhjoni, banues në Tiranë. Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMW” dhe 1 celular.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight sun”.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 23-vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Sektorit të Policisë Rrugore, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight sun”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. B, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Sofratik”, ky shtetas u kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMË” dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion