EMRI/ Qeveria emëron drejtoreshën e re në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Aktualitet

EMRI/ Qeveria emëron drejtoreshën e re në krye të

Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e znj. Marjeta Përlala në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 61 të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, emërimi i znj. Përlala hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D I M  PËR  EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ME TE LEXUARAT