Emri/ Plagosja në Durrës për pazare droge, autori kishte një vit që kishte dalë nga burgu

Alket Buçpapaj, autori i plagosjes së 25-vjeçarit Arbër Tivari, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës rezulton i dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje.
Ai është liruar rreth një vit më parë, me 20 Janar të vitit të shkuar.
Tivari dhe Buçpapaj u konfliktuan mbrëmjen e sotme tek stacioni i trenit në Durrës, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës. Sherri mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Për pasojë mbeti i plagosur në dorë Tivari i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


