EMRI/ Opozita bashkohet në Kavajë, merr kreun e Këshillit Bashkiak. Betohet kryetari i ri

Aktualitet

EMRI/ Opozita bashkohet në Kavajë, merr kreun e Këshillit

Është zgjedhur sot kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës.

Ndonëse në qendër demokratët janë të përçarë, në bazë me sa duket ata janë bërë bashkë, pasi opozita ka bashkuar votat duke zgjedhur dhe kreun e Këshillit Bashkiak që është një biznesmen.

Bëhet fjalë për Rudin Hylviun, i cili ka marrë 16 vota, ndërsa rivalja e tij sërish nga “BF” ka marrë 15 vota .

Kujtojmë se 31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.

Po sot është betuar dhe kryebashkiaku i ri Fisnik Qosja, i cili mundi në garën e 14 majit kandidatin e PS, Redjan Krali.

ME TE LEXUARAT