EMRI/ Në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

EMRI/ Në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet

Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Forest” për kultivim lëndësh narkotike është kapur nga forcat e policisë. I riu, I identifikuar si R.H, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, i caktoi masën “Arrest me burg”.

DVP Vlorë/ Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Forest,” i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër.   

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kërkimet për kapjen e tij.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 02.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, të vënë në pranga nga Policia e Vlorës, në muajin qershor, gjatë operacionit të koduar “Forest”, ka kultivuar 320 bimë narkotike në territorin e fshatit Trevllazër.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion