EMRI/ Ndihmoi mafien shqiptare të ngrenin 'perandorinë' e shtëpive të barit! Dënohet me burg shqiptari në Skoci...

Aktualitet

EMRI/ Ndihmoi mafien shqiptare të ngrenin 'perandorinë' e

Afrim Krasniqi, një emigrant shqiptar, është dënuar me 5 vjet burg pas përfshirjes në një bandë kriminale që operonte në Skoci dhe kishte ngritur një perandori kultivimi kanabisi me vlerë 3.8 milionë paundë.

Krasniqi, 29 vjeç, punoi si përkthyes për bandën dhe përdori identitet të falsifikuar për të mashtruar pronarët e shtëpive, duke i bërë të besonin se ishte një shtetas italian që kërkonte strehim për familjen e tij. Me këtë mënyrë, banda përdori prona në qytete të ndryshme të Skocisë, përfshirë Renfrewshire, Edinburgh, Aberdeen dhe Ayrshire, për të ndërtuar ferma kanabisi.

Krasniqi u kap pas një hetimi të gjatë dhe pranoi fajësinë për përfshirje në furnizimin me drogë, duke njohur aktivitetin kriminal të bandës.

Ai ishte rekrutuar për të ndihmuar në menaxhimin e pronave dhe në organizimin e ferma kanabisi, por nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në kultivimin e drogës. Gjyqtari i dha atij një dënim më të ulët pasi pranoi fajësinë, duke e konsideruar atë si pjesë të një “ndërmarrjeje kriminale të planifikuar dhe të strukturuar mirë.”

Hetimet zbuluan gjithashtu se matësit e energjisë elektrike ishin manipuluar për të mbuluar shpenzimet e energjisë në këto ferma kanabisi./TheSun

ME TE LEXUARAT