EMRI/ Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga 32-vjeçarit në Tepelenë

Aktualitet

EMRI/ Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga

Një 32-vjeçar, i quajtur Klejdi Qibina u arrestua në Tepelenë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve 32-vjeçari, iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion