EMRI/ Kush është avokatja që mashtronte emigrantët në Fier, si u vodhi mijëra euro

Aktualitet

EMRI/ Kush është avokatja që mashtronte emigrantët në

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjyq avokaten Alma Bala.

Bala akuzohet se ka mashtruar disa klientë dhe u ka marrë atyre para në mënyrë fiktive. Nga hetimi ka rezultuar se Bala në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate.

Por, nga ana e saj nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale. Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar klientëvë të saj akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin.

Në njoftimin e Prokurosisë thuhet se mashtrimi kryhej kryesisht me persona, të cilët jetonin jashtë vendit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri.

Këta persona nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative, që avokatja Bala pretendonte që ndiqte në emër të tyre. Mbi avokaten rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të disa viktimave, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda në dëm të një viktime dhe “Falsfikimi i dokumentave”.

ME TE LEXUARAT