EMRI/ Kapet në flagrancë 41-vjeçari në Malësi të Madhe, po transportonte 480 bimë të prera kanabisi

Aktualitet

EMRI/ Kapet në flagrancë 41-vjeçari në Malësi të

Efektivët e Policisë së Malësisë së Madhe kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi Martin Vasile alias Leka, 41 vjeç, banues në fshatin  Qafë Aliaj, të cilit Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas autoriteve, më datë 9 Gusht të vitit 2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera.

41-vjeçari, sapo ka konstatuar uniformat blu ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të metejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion