EMRI/ Itali, humb jetën shqiptari në vendin e punës! Një 31-vjeçar në gjendje të rëndë

Aktualitet

EMRI/ Itali, humb jetën shqiptari në vendin e punës! Një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb.

Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.

Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion