Emri, identifikohet 29-vjeçari që u qëllua në bark dhe në krahë! Çfarë i tregoi policisë së Korçës!
Lajmifundit
/
7 Shkurt 2025, 18:17
Aktualitet

Një 29-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në Korçë. Raportohet se i lënduar ka mbetur Kostika Ruko i cili u paraqit në spital me plagë në trup, në bark dhe në krahë.
Për uniformat blu, Ruko bëhet me dije se ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2.
Policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


