EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grupe kriminale, ndalohet në Kurbin 31-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grupe kriminale, ndalohet

Një 31-vjeçar është ndaluar mesditën e kësaj të enjte në Kurbin.

I riu, i identifikuar si Bajram Hidri ishte i dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, Hidri në vitin 2018 u dënua me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë kapën në fshatin Vinjoll, Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Bajram Hidri, 31 vjeç.

Në vitin 2018, 31-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga dënimi, shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim.

Gjatë vitit 2016, shtetasi Bajram Hidri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin Vinjoll dhe në zonat malore përreth.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT