EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim pros'titucioni dhe përfshirje në organizatë kri'minale, arrestohet 40-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Itali për shfrytëzim pros'titucioni
Policia e Shtetit, përmes Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka finalizuar fazën e radhës të operacionit të koduar “Fast”.

Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet italiane për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) kanë lokalizuar dhe arrestuar në Peshkopi shtetasin Gëzim Dani, alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15 nëntor 2021, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas autoriteteve italiane, Dani dyshohet se ka shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit, gjatë vitit 2009.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion