Emri/ Humbi jetën teksa po luante në kalçeto, përcillet për në banesën e fundit 42-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Emri/ Humbi jetën teksa po luante në kalçeto, përcillet

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën një 42-vjeçar, sot është zhvilluar ceremonia mortore e të riut Besfort Ruanaj.

Ngjarja ndodhi në ambientet e kalçetos, ku sipas administratorit të saj, i cili ka folur për Top Channel, goditja me top në kraharor e 42-vjeçarit ka qenë e lehtë dhe ai nuk dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e kësaj goditjeje. Ndërkohë, në këtë kalçeto i riu kishte shkuar për herë të parë për të luajtur, po ashtu edhe shokët e tij nuk vinin shpesh për të luajtur në kalçeton e fshatit Novosel.

Pasi ai ra në tokë, ishte e pamundur të jepeshin ndihmat e para, por sipas mjekëve, kur mbërriti ambulanca, ai ishte pa jetë. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e analizave të autopsisë për të verifikuar shkakun e vdekjes.

Pra, i riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Nga ana tjetër, burime nga Spitali i Vlorës bëjnë me dije se pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila nga verifikimet e para lë të kuptohet se vdekja e 42-vjeçarit mund të ketë ardhur pikërisht nga arresti kardiak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion