Emri/ Digjen 1 mijë rrënjë kanabisi në Skrapar, autori ia mbath sapo sheh policinë, shpallet në kërkim
Lajmifundit
/
21 Qershor 2023, 09:00
Aktualitet

Policia e Fierit ka asgjësuar më shumë se 1000 fidanë kanabis, të mbjella në fshatin Bërsakë në njësinë administrative në Leshnje, në Skrapar. Lënda narkotike ishte kultivuar në një serë të improvizuar. Ndërkohë sapo pikasi efektivët, autori është larguar nga zona.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi një tjetër sipërfaqe toke ku ishin hapur 500 gropa , gati për mbjelljen e kanabisit.

Sakaq autoritetet kanë shpallur në kërkim, autorin, 39-vjeçarin Oltjon Gjoni.


