Emri/ Bëri sherr me dy persona jashtë një lokali, policia jep detajet: Si u plagos 19-vjeçari në Tiranë

Blutë e kryeqytetit japin detajet e para nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë pasdite në Tiranë, ku një 19-vjeçar, Redi Kacorri mbeti i plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Liman Kaba", në afërsi të një lokali.
Dyshohet se 19-vjeçari është përplasur me dy persona të tjerë, të cilës pas konfliktit kanë nxjerrë armën dhe e kanë plagosur.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i personave të përfshirë në ngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.


