Emri/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

Aktualitet

Emri/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32-vjeçari

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Eduart Hoxhën, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë pasi makina e tij Fiat Punto u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.

Emri/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 32-vjeçari

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta.

Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë, që i mori jetën të riut shqiptar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion